image Osmani tregon një tjetër shkak për numrin e madh të vdekjeve në Kosovë

Kosovë

Osmani tregon një tjetër shkak për numrin e madh të vdekjeve në Kosovë

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se numër i madh i qytetarëve vdesin si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga ajri i ndotur dhe ambienti i papastër.

Osmani gjatë vizitës së saj te liqeni artificial në Mitrovicë ka thënë se diskutime të tilla rreth ambientit, nuk duhet të bëhen vetëm një herë në vit.

“Është mirë që të mos flasim për ambientin vetëm një ditë në vit, kur kemi Ditën e Tokës ose një javë në vit, por të flasim çdo ditë sepse në Kosovë numri i qytetarëve që vdesin për shkak të ambientit të ndotur, për shkak të sëmundjeve që shkaktohen qoftë nga ajri i ndotur, qoftë qasja në ujë të pastër është numër i madh. Prandaj, duhet të fillojmë të flasim… Kemi ardhur në Mitrovicë për shumë arsyeje sepse ka pas shumë qytetarë që na kanë ftuar dhe për shkak se e dimë të kaluarën industriale të Mitrovicës e cila ka qenë edhe e lavdishme, por në anën tjetër ka lënë pasoja të mëdha në ambientin që jemi rritur shumë prej nesh dhe e treta për të shprehur përkrahjen tonë të plotë për Mitrovicën që të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që çështjen e ambientit ta rregullojmë shumë më mirë që ka qenë”, tha Osmani.

Vizita e kryetares Osmani në Mitrovicë hyn në kuadër te “Vizitat e gjelbra nëpër komunat e Kosovës”. Para vizitës së komunës së Mitrovicës, Osmani kishte vizituar edhe komunën e Obiliqit./Gazeta Sinjali/