image Osmani takon ambasadorin e Turqisë, diskutohet për marrëdhëniet mes dy shteteve, nuk përmendet ambasada në Jerusalem

Kosovë

Osmani takon ambasadorin e Turqisë, diskutohet për marrëdhëniet mes dy shteteve, nuk përmendet ambasada në Jerusalem

news image

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për raportet bilaterale mes dy shteteve, ku Osmani i ka shprehur falënderime ambasadorit për ndihmën e dhënë në fusha të ndryshme, e së fundmi në kohën e pandemisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi Osmani ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme, që sipas saj ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën.

“Ambasadori Sakar ka uruar u.d. Presidenten për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës./Gazeta Sinjali/