image Osmani takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, diskutojnë për sulmin në Ukrainë

Politikë

Osmani takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, diskutojnë për sulmin në Ukrainë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Osmani tha se me Hovenier është takuar për të biseduar në lidhje me situatën në Ukrainë, pas sulmit të Rusisë, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Osmani tha se e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë.

U takova me ambasadorin Jeff Hovenier, për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne dënojmë fuqishëm agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/