image Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar rreth zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pavarësisht se në cilën komunë votohet, shpreson që të dëshmohet shpirti ynë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë.

“Mirëmëngjes Kosovë!Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!”, ka shkruar ajo.

/Gazeta Sinjali/