image Osmani publikon video duke kënduar me dy vajzat e saj

Aktualitet/ Osmani publikon video duke kënduar me dy vajzat e saj

news image

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video ku dëgjohet duke kënduar së bashku me dy vajzat e saj binjake, shkruan Gazeta Sinjali.

Ato këndojnë këngën e çiftit të artisëtve shqiptarë, Alban Skënderaj e Miriam Cani, “Ti je dhurata” që u kushtohet vajzës së tyre.

Në gjuhën angleze ajo është shprehur se vajzat e saj janë motivimi i saj i përditshëm.

“Vajzat e mia janë motivimi im i përditshëm që më bëjnë të besoj se një nënë e binjakëve mund të bëjë çfarëdo. Përmes zërit të Miriam Canit dhe Alban Skenderajt kemi kënduar ‘Ti je Dhurata’ për të gjithë fëmijët të cilët janë duke frymëzuar prindërit e tyre të jenë të guximshëm dhe të mos heqin dorë kurrë”./Gazeta Sinjali/