image Osmani për grevën: Presidentja merret me politikë të jashtme, por kur të kthehem në Kosovë shohim

Politikë

Osmani për grevën: Presidentja merret me politikë të jashtme, por kur të kthehem në Kosovë shohim

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje edhe njëherë mësimdhënësve që t’i rikthehen procesit mësimor, duke thënë se “shkollat po mbahen peng”. Megjithatë, thotë se ajo merret me politikë të jashtme, por do të shohë se çfarë mund të bëjë për ngërçin e krijuar në arsim.

Tashmë janë bërë katër të hëna që prej kur shkollat mbesin të mbyllura, derisa procesi mësimor duhej të fillonte më 1 shtator.

Përkundër kësaj, sindikatat dhe Qeveria nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, me këta të fundit që kanë refuzuar çdo kompromis duke prezantuar një pako për ndihmë.

Në krejt këtë situatë, presidentja Vjosa Osmani ka tentuar të mbajë një rol ndërmjetës, sidoqoftë, në disa situata i ka dalë krah Qeverisë duke përmendur pakon ndihmëse si të mjaftueshme.

Së fundi, presidentja foli sërish për këtë situatë, ku në një intervistë për RTV 21, nga SHBA-ja ajo paralajmëroi edhe një pako të re.

“Kemi propozuar që të miratohet edhe një pako e re e inflacionit, pasi të skadojë kjo që është deri në dhjetor. Natyrisht, derisa ka inflacion, se nëse ndërpritet, nuk mund të ketë inflacion. Kemi ofruar ndihmë për skemat pensionale, për shumë e shumë ide të tjera. Të gjitha këto jnë bërë në fillim. Tash po diskutohen shumë ide në media kisne të propozuara për herë të parë, por për fat të keq, janë refuzuar nga ana e sindikatave”, tha Osmani.

Tutje, ajo u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta ndërpresin grevën, duke lënë të kuptohet se gjatë dimrit mund të ketë problem me rrymë, që rrjedhimisht, mund të shkaktojnë probleme edhe në procesin mësimor.

“U bëj thirrje mësimdhënësve të nxënësve të Kosovës që ta ndërperjnë grevën, duke parë se shumica dërrmuese e kërkesave janë trajtuar dhe se hapja e shkollave, trajton edhe kërkesat e tjera. Të mos dëmtohen nxënësit, sepse janë dëmtuar, do të dëmtohen edhe gjatë dimrit kur shumë shkolla mund të kenë problem me rrymë, po na pret një dimër i vështirë. Ka ardhë koha që të ndërpritet kjo grevë, pasi ka dëmtuar një të drejtë kushtetuese të fëmijëve. Greva është e drejtë ligjore, por nuk është mbi të drejtën kushtetuese”, tha ajo.

Në fund, Osmani nënkuptoi se “shkollat po mbahen peng”, ndërsa tha se ndonëse merret me politikën e jashtme, sapo të kthehet, do të shohë mundësinë e gjetjes së një zgjidhje.

“Shkollat iu takojnë nxënësve, nuk mund t’i mbajë peng ato askush. Mos të dëmtohen fëmijët në mënyrë kaq të riparueshme. Sapo te kthehemi në Kosovë, sepse presidentja është udhëheqëse e politikës së jashtme, këtë muaj kam qenë në pesë shtete, sapo të kthehem do të shohim se çka tjetër mund të bëjmë sapo të tejkalohet kjo situate”, tha Osmai nga SHBA-ja.

/GazetaSinjali/