image Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

Politikë

Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se në takim me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i është kërkuar të intensifikohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Pragë, tha se Serbia do që ta zvarrisë përgjithmonë këtë proces.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për krijimin e të cilët dy vendet kanë një marrëveshje, Osmani thotë se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, tha Osmani.

Sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, Osmani thotë se ai vendim bazohet “në vendime diskriminuese të kohës së Millosheviqit” dhe shton se Kosova duhet të jetë “e kujdesshme për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë”./REL/

/GazetaSinjali/