image Osmani pas takimit me liderët e agjencive të OKB-së: Prioritet kryesor, sigurimi i vaksinave

Politikë

Osmani pas takimit me liderët e agjencive të OKB-së: Prioritet kryesor, sigurimi i vaksinave

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani në këtë takim ka thënë se prioritet kryesor i institucioneve të reja është sigurimi i vaksinave dhe menaxhimi i pandemisë COVID-19.

“Padyshim se prioriteti kryesor tani është sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë dhe menaxhimi sa më i mirë i pandemisë. Njëkohësisht, dua të potencoj që institucionet e reja në vend do të promovojnë një mentalitet të ri udhëheqës, i cili ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, avancimin e barazisë gjinore, garantimin e kohezionit social, si dhe mbrojtjen e mjedisit si parakusht edhe për mbrojtjen e shëndetit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani, njoftohet përmes një komunikate.

Ndërsa Richardson e përgëzoi Osmanin për marrjen e detyrës teksa shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit. /Gazeta Sinjali/