image Osmani pas takimit me Erdoganin: Biseduam për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës e Turqisë

Politikë

Osmani pas takimit me Erdoganin: Biseduam për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës e Turqisë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, derisa po qëndron atje në kuadër të Samitit vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Osmani përmes një postimi në Facebook ka treguar se çfarë kanë biseduar me Erdoganin.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/