image Osmani pas ftesës së NATO-s për Suedinë e Finlandën: Kosova e aspiron anëtarësimin

Politikë

Osmani pas ftesës së NATO-s për Suedinë e Finlandën: Kosova e aspiron anëtarësimin

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur historik vendimin e aleancës ushtarake të NATO-s për t’i ftuar për anëtarësim Suedinë dhe Finlandën.

Sipas saj kjo i kontribuon paqes, sigurisë dhe stabilitetit, derisa ka theksuar se bashkimi në aleancën Veri-Atlantike është synim i Kosovës.

“Kosova aspiron t’i bashkohet familjes transatlantike për të përmbushur ambicien e qytetarëve tanë dhe për t’i siguruar liritë dhe vlerat e fituara me mund”.

Ndryshe, opinioni publik në Finlandë dhe Suedi mbështeti në mënyrë masive anëtarësimin, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

/GazetaSinjali/