image Osmani: Kuvendi mbështetë çdo nismë për hetimin e rrethanave të vdekjes së Agon Musliut

Kosovë

Telegram/ Osmani: Kuvendi mbështetë çdo nismë për hetimin e rrethanave të vdekjes së Agon Musliut

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani  i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së 26-vjeçarit nga Gjilani që vdiq gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbëshet cdo nismë për hetimin e rrethanave të vdekjes së Agon Musliut.

“Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim çdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë çfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe”, thuhet në telegramin që Osmani ka dërguar për familjen e 26-vjeçarit.

Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të Agon Musliut i cili vdiq si i karantinuar në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kuvendi.skupstina/posts/1174692252883643