image Osmani i përgjigjet kërkesës së Thaçit për përgatitjen e seancës në orën 16:00

Kosovë

Letër/ Osmani i përgjigjet kërkesës së Thaçit për përgatitjen e seancës në orën 16:00

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani  është përgjigjur ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, lidhur me seancën e sotme që ai ka kërkuar të mbahet në ora 16:00, raporton Gazeta Sinjali.

Në letrën e Osmanit drejtuar Thaçit, kryeparlamentarja ka shkruar se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet.

Po ashtu, Osmani ka thënë se do të jenë të angazhuar lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së dhe i ka bërë me dije se kërkesa për mbajtjen e seancës do të trajtohet në mbledhjen e parë të Kryesisë me datën 9 mars./Gazeta Sinjali/