image Osmani hapë rast në polici ndaj deputetit të LDK-së

Siguri

Osmani hapë rast në polici ndaj deputetit të LDK-së

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka hapur rast në polici ndaj bashkëpartiakut Xhavit Ukaj.

Osmani ka thënë se pret që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ajo ka shtuar se do t’i kthehen punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë Osmani, shkuan Gazeta Sinjali.

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj e ka mohuar se ka pasur për qëllim ta sulmojë kryetaren e Kuvendit,Vjosa Osmanin.

Ukaj në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se ka shkuar te kryetarja Osmani për t’u konsultuar. /Gazeta Sinjali/