image Osmani flet pas përplasjes me Vuçiqin në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Politikë

Osmani flet pas përplasjes me Vuçiqin në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor të “Brdo-Brijunës” në Slloveni, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani për Televizionin Publik.

Sipas Osmanit, përplasja ndodhi kur ajo dhe anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Hecegovinës, Shefik Xhaferoviç, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe Bosnjë.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiqin”, tha Osmani.

Ajo tutje tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi Osmani.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj./Gazeta Sinjali/