image Osmani dekreton 21 prokurorë të rinj

Drejtësi

Osmani dekreton 21 prokurorë të rinj

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar 21 prokurorë me mandat fillestar për tre vjet, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore.

Në ceremoninë e betimit, Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ajo ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

/GazetaSinjali/