image Osmani - "Dardanëve": Çdo lëvizje e juaja është notë shtesë për himnin tonë

Kosovë

Osmani – “Dardanëve”: Çdo lëvizje e juaja është notë shtesë për himnin tonë

news image

Kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë mbështetjen e saj për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pak minuta para se të fillojë ndeshja kundër Spanjës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë mendjen dhe zemrën e kanë te lojtarët e kombëtares.

“Dardanët po e shpiejnë Kosovën anë e mbanë botës. Me secilën paraqitje e lojë të tyre, Kosova frymon më lirshëm, shteti ynë përçon mesazhe të shtetësisë, punës së ndershme e progresit të vazhdueshëm me shtetndërtim”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Gjithashtu ajo ka thënë se çdo lëvizje e këtyre lojtarëve sonte do jetë një notë shtesë në himnin të Kosovës, “një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë”./Gazeta Sinjali/