image Osmani: 300 ëndrra njerëzish u fikën në betejën kundër COVID-19, respektoni masat

Shëndetësi

Osmani: 300 ëndrra njerëzish u fikën në betejën kundër COVID-19, respektoni masat

news image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi sot janë konfirmuar edhe 16 viktima si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë, me ç’rast numri total i viktimave ka arritur në 300.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se për hir të këtyre viktimave duhet të respektojmë masat në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.

“Sot u shënua shifra e dhimbshme prej 300 jetësh të humbura; 300 ëndrra njerëzish u fikën në betejën kundër COVID-19. Prapa secilit nga këta numra qëndron një histori e trishtë, zbrazëtia e pafund që e lanë në shpirtrat e të dashurve, që nuk mund të plotësohet asnjëherë! Prandaj sot, kur nuk dimë si do të duket epilogu i këtij kapitulli të hidhur, duhet të mësojmë nga historia e secilit, të mbajmë distancë për hir të tyre, të vendosim maska mbrojtëse dhe ta ruajmë higjienën personale”, ka shkruar Osmani.

Ajo tha se viktimat janë rezultat edhe i neglizhencës 20 vjeçare ndaj sistemit shëndetësor./Gazeta Sinjali/

Sot u shënua shifra e dhimbshme prej 300 jetësh të humbura; 300 ëndrra njerëzish u fikën në betejën kundër COVID-19….

Posted by Vjosa Osmani on Thursday, August 6, 2020