image Organizuan marshim kundër masave të bllokimit nga koronavirusi, arrestohen 15 persona në Turqi

Rajon

Organizuan marshim kundër masave të bllokimit nga koronavirusi, arrestohen 15 persona në Turqi

news image

Në Turqi janë arrestuar 15 persona, pasi të njëjtit ishin përpjekur për të organizuar një marsh të Ditës së 1 Majit në kundërshtim të masave të bllokimit të koronavirusit.

Konfederata e Sindikatave Progresive të Turqisë, ose DISK, ka njoftuar se kryetari i saj Arzu Cerkezoglu dhe disa udhëheqës të tjerë të sindikatës u arrestuan pranë sheshit Taksim, ku ata donin të shtronin kurora me karafila, raporton Associated Press.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha që demonstruesit u liruan më vonë.

Deklarata shtoi se sindikata të ndryshme kishin lënë kurora në sheshin Taksim, siç lejohej nga zyra e guvernatorit, por që DISK kishte këmbëngulur që të marshonin kolektivisht në shesh, gjë që ishte në kundërshtim me rregullat e bllokimit dhe distancës sociale.