image Organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij, arrestohet një person në Gjilan

Siguri

Organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij, arrestohet një person në Gjilan

news image

Një person me inicialet C.S., është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit dhe bixhozit në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, lojërat organizoheshin në lokalin e personit të dyshuar, ku aty prezent ishin edhe shtatë persona, ndërkaq i dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, pesë televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i para
Mund të jetë një imazh i para
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme