image Organizojnë aheng familjar dhe gjuajnë me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Siguri

Organizojnë aheng familjar dhe gjuajnë me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri. Ai dyshohet se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar një armë me gaz, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë e armës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë dhe te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë me gas Zoraki cal 9mm, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë e armës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/