image Organizohet ndeshja për nder të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

Futboll

Organizohet ndeshja për nder të katër dëshmorëve ish-futbollistë të Llapit

news image

Të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, FFK në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit dhe KF Llapi e organizoi ndeshjen e parë memoriale për nder të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare: Kujtim Aliu,  Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu.

Në këtë ndeshje u përballën ekipi i Veteranëve të Llapit dhe Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës.

Pas një loje interesante fitores iu gëzuan Veteranët e Përfaqësues së Kosovës, me rezultat 2:0./Gazeta Sinjali Sporti/