image Orari i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Futboll

Orari i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

news image

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i luajë tri ndeshje në muajin nëntor.

Fillimisht, më 11 nëntor, e mërkurë, Kosova do të luajë një ndeshje miqësore me Shqipërinë, por vendi dhe koha ende nuk janë caktuar, shkruan Sinjali Sportiv.

Katër ditë më vonë, pra më 15 nëntor, ditë e diel, “Dardanët” do të jenë mysafirë të Sllovenisë, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Kurse, më 18 nëntor, e mërkurë, do të jenë mikpritës të Moldavisë, ndeshje e cila nis po ashtu nga ora 20:45. /Sinjali Sportiv/