image Opozita qesh e bërtet teksa flet Besnik Bislimi

Politikë

Opozita qesh e bërtet teksa flet Besnik Bislimi

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës opozita kritikoi Qeverinë për marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ajo është e dëmshme. Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka quajtur manipulime këto deklarata, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, teksa Bislimi komentonte deklaratat e disa deputetëve të opozitës, këta të fundit e deputetë tjerë filluan të qeshnin e bërtisnin. Të qeshura u dëgjuan gjatë gjithë kohës kur ai fliste.

Bislimi deklaroi se për vendimin e marrë për reciprocitet me Serbinë, e kishin njoftuar opozitën e bashkësinë ndërkombëtare.

“Tre diskutantë u morën më intensivisht me marrëveshjen dhe secili prej tyre përhapi të pavërteta dhe shpifje rreth saj. Po filloj me diskutantin e parë i cili tha se vendimi për reciprocitetin i datës 20 shtator ishte i pakonsultuar as me opozitën as me bashkësinë ndërkombëtare. Ky vendim i është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare ashtu si edhe opinionit vendor që në datën 9 shtator 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij. Dhe unë deri më sot nuk e kam ditur se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së para se të merr ndonjë vendim operativ”, ka deklaruar ai.

“Diskutanti i parë po ashtu tha se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa ilegale dhe nuk janë pranuar kurrë nga Kosova. Kjo është gjysmë e vërtetë. E vërteta është po se për dy dekada kanë lëshuar targa ilegale, por e pavërteta është se nuk janë pranuar nga Kosova. Ato janë pranuar dhe janë toleruar, janë lejuar dhe të janë parkuar edhe para ndërtesës së Qeverisë për vite me radhë.”

“Diskutanti i parë po ashtu tha, kujt i paguajnë tatim këta qytetarë me këto targa. I paguajnë Serbisë, ashtu është, për atë trajtohen si targa ilegale dhe në Kosovë pajisen me stikers”, shtoi ai.

Sipas tij, marrëveshja që u arrit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është cilësuar  nga opozita edhe më e dëmshme se marrëveshja për Zajednicën, për bisedimet për ndarjen e Kosovës e marrëveshje tjera.

Sipas tij, kjo marrëveshje është krejtësisht ndryshe prej tjerave.

“Kjo marrëveshje u cilësua edhe më e dëmshme se marrëveshja për Zajednicën, më e dëmshme se marrëveshja për energjinë, më e dëmshme se marrëveshja për drejtësinë, më e dëmshme se bisedimet për ndarjen e Kosovës. Një e vërtetë e madhe është në këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është krejt ndryshe prej marrëveshjeve paraprake. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin sit ë mira, nuk kanë se si ta shohin këtë marrëveshje sit ë keqe. Një e pavërtetë tjetër që u tha nga personi që detyrë shtëpie e ka që të shpërndaj të pavërteta tha se ju merrni 5 euro për vendosjen  stikersa. Gënjeshtër e kulluar, këto stikersa janë pa pagesë dhe këtë e keni ditur”, ka shtuar ai.

/Gazeta Sinjali/