image Opozita nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i ri i KQZ-së

Politikë

Opozita nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i ri i KQZ-së

news image

Përfaqësuesit e partive politike në KQZ nuk kanë marrë pjesë në takimin joformal të thirrur nga kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Po raportohet se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, ndërsa përfaqësuesit e partive tjera politike e kanë bojkotuar këtë takim.

Kreshnik Radoniqi, ditë më parë, është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së.

Shkarkimi i Valdete Dakës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe është cilësuar si vendim i motivuar politikisht./GazetaSinjali/