image Operacioni kundër korrupsionit, drejtorit të Policisë ia gjejnë tualetin me ari - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Operacioni kundër korrupsionit, drejtorit të Policisë ia gjejnë tualetin me ari

news image

Hetuesit rusë zbuluan një tualet të zbukuruar me ar dhe sende të tjera me vlerë gjatë një operacioni për të goditur një grup të korruptuar efektivësh policie.

Komiteti Hetimor tregon me anë të një videoje të gjitha pronat e kontrolluara, shumë prej të cilave ishin luksoze dhe nuk justifikoheshin nga rrogat që merrnin efektivët nën hetim.

7 oficerë policie u arrestuan, mes të cilave dhe kreu i rajonit të Stavropol, kolonel Alexei Safonov.

Këta zyrtarë lejonin në mënyrë të paligjshme dhjetëra drejtues mjetesh të kalonin në pikat e kontrollit me materiale të paautorizuara.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin