Aksioni policor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kundër fajdes është duke vazhduar. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se gjatë bastisjeve në shtatë lokacione, janë arrestuar pesë persona, derisa dy të dyshuar janë shpallur në kërkim. Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar armë, vetura e sende me vlerë, që do të përdoren si dëshmi për rastin.
Sinjali ka mësuar se tashmë bastisjet po kryhen edhe në tri lokacione të tjera, me ç’rast numri i veturave të konfiskuara ka arritur në 12, teksa janë gjetur edhe pesë armë, që po ashtu janë konfiskuar.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe drejtori i Policës në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili njoftoi se operacioni ka filluar në orën 06:00 të mëngjesit.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.