image OKB bën të ditur numrin e fundit të viktimave në Ukrainë

OKB bën të ditur numrin e fundit të viktimave në Ukrainë

news image

Kombet e Bashkuara thanë të dielën se të paktën 596 civilë kanë vdekur që nga pushtimi rus në Ukrainë, duke përfshirë 43 fëmijë. 

1,067 civilë të tjerë, përfshirë 57 fëmijë, ishin plagosur në konfliktin që nga mesnata e së shtunës.

Monitoruesit e Kombeve të Bashkuara theksojnë se ata raportojnë vetëm viktima që kanë konfirmuar dhe se numri aktual është me siguri shumë më i lartë, sepse ata nuk kanë marrë ende detaje për viktimat në zonat e luftimeve intensive si Mariupol, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vuri në dukje se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës kishte raportuar 85 fëmijë të vrarë.

Kurse, Ukraina po përgatitet për një ofensivë tjetër ruse ndaj kryeqytetit, Kiev, tha të dielën një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës. 

“Ne presim që agresori të hyjë në qytet,” tha Markian Lubkivsky për “This Week” të ABC. 

“Presidenti po qëndron në Kiev. Qeveria po punon. Parlamenti ukrainas po punon këtu. Pra, nuk do të jetë një shëtitje e lehtë për agresorin të hyjë në Kiev”.

/GazetaSinjali/