image “Ohri, marrëveshje pa marrëveshje”, Sali Berisha: Vuçiq nuk ka për të firmosur kurrë

Shqipëri

“Ohri, marrëveshje pa marrëveshje”, Sali Berisha: Vuçiq nuk ka për të firmosur kurrë

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike për dialogun Kosovë-Serbi. Ohri, një marrëveshje pa marrëveshje, kështu e ka quajtur Berisha takimin e mbajtur mes zyrtarëve më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se Vuçiq nuk ka firmosur asgjë, megjithëse Albin Kurti e ka pranuar asociacionin. Sipas ish-Kryeministrit, veprimi i Vuçiq ka dëshmuar se ai nuk ka për të firmosur asnjëherë një marrëveshje me Kosovën, ndaj ai shton se presidenti i Serbisë duhet të përballet me pasojat e lajmëruara nga BE dhe SHBA.

“Në Ohër nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiq nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i zotit Vuçiq dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën.

Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë”, -thuhet në reagimin e Sali Berishës.

/GazetaSinjali/