image Oda e Hotelierisë: Nuk do t’i respektojmë masat e paralajmëruara

Biznes

Oda e Hotelierisë: Nuk do t’i respektojmë masat e paralajmëruara

news image

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka reaguar ndaj paralajmërimeve për shtrëngim të masave antiCOVID, duke i bërë thirrje bizneseve që mos t’i respektojnë shtrëngimet e mundshme, transmeton Gazeta Sinjali.

OHT-ja përmes një reagimi ka thënë se bizneset pësuan keq dhe nuk u ndihmuan, teksa masat nuk u respektuan fare.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!”

“Pas të gjitha këtyre ndodhive, ÇKA janë këto paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja? Po doni me i mbyll prap bizneset a?  Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a? Ku është logjika e gjithë kësaj të nderuar??”, ka thënë kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva. /Gazeta Sinjali/