image Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka një lutje për deputetët: Votojeni këtë kërkesë, ndihmoni bizneset

Biznes

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka një lutje për deputetët: Votojeni këtë kërkesë, ndihmoni bizneset

news image

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë kërkesën e tyre për ulje të TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind për të gjitha bizneset e kësaj fushe.

“Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratuar kërkesën e kahmotshme të OHTK-së që të ulet TVSh-ja nga 18 për qind ne 8 për qind për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbetur të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmesë për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Deputet e Parlamentit të Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thuhet në kërkesën e tyre.

Madje, ata kanë thënë se votimi i kësaj kërkese është jetik për bizneset e hotelerisë.

“Deputetë të Parlamentit të Kosovës, votojeni këtë kërkesë në të mirë të Hotelerisë dhe Gastronomisë, ndihmoni Hotelierët”, thuhet tutje. /Gazeta Sinjali/