image Oda e Avokatëve i reagon Haxhiut e cila i kritikoi për mosbashkëpunim
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Oda e Avokatëve i reagon Haxhiut e cila i kritikoi për mosbashkëpunim

news image

Oda e Avokatëve të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila i ka akuzuar për mosbashkëpunim në raportin me rekomandimet që dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit.

OAK thekson se gjithmonë do të jetë bashkëpunuese me institucionet relevante, sidomos kur bëhet fjalë për strategjitë që përgatitin sistemin e drejtësisë që të jetë efektiv dhe transparent.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron anëtarësinë e vet dhe opinionin e gjerë se asnjëherë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë jo bashkëpunuese me institucionet relevante, sidomos jo kur bëhet fjalë për strategjitë që përgatitin sistemin e drejtësisë që të jetë efektiv dhe transparent, në raport me ata që kanë nevojë për sistemin e drejtësisë, por nuk është dhe nuk do të pranoj që profesioni i Avokatisë të nëpërkëmbet deri në masën sa tu përcaktohen detyra pa u konsultuar fare, derisa ne përsërisim kërkesën tonë konsekuente, se do të këmbëngulim në rritjen e tarifës për angazhimet e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, pasi që është dhe mbetet e domosdoshme për avokatët”.

/GazetaSinjali/