image OBSH: Virusi nuk është nën kontroll, po përkeqësohet

Botë

OBSH: Virusi nuk është nën kontroll, po përkeqësohet

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreysus, ka kërkuar unitet ndërkombëtar për të luftuar pandeminë.

Tedros tha se armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por “mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”.

“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim. A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, pyeti ai në një konferencë në Gjenevë.

Tedros tha se në pjesën më të madhe të botës, “virusi nuk është nën kontroll; po përkeqësohet”.

Ai theksoi se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/