image OBSH: Tani 'epiqendra' e koronavirusit është Evropa

Shëndetësi

Shëndetësi/ OBSH: Tani ‘epiqendra’ e koronavirusit është Evropa

news image

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se tashmë Evropa është bërë epiqendra e re e pandemisë koronavirus.

“Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Cdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 mijë e 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4 mijë e 334, Gjermania në 3 mijë e 156 dhe Franca në 2 mijë e 882.

Zvicra aktualisht ka 1 mijë e 125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788.

Ndryshe, para pak minutash janë konfimuar rastet e para të koronavirusit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti./GazetaSinjali/