image OBSH: Së shpejti vala e tretë e COVID-19 në Evropë

Evropë

OBSH: Së shpejti vala e tretë e COVID-19 në Evropë

news image

I dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro ka parashikuar se do të ketë një valë të tretë të pandemisë në Evropë, në pranverën e vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Nabarro ka thënë se kjo do të bëhet nëse qeveritë i përsërisin masat, që sipas tij, ishin dështim për parandalimin e valës së dytë të infeksioneve.

Ata nuk arritën të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e sollën nën kontroll valën e parë të pandemisë”, ka thënë Nabarro për mediat zvicerane.

Ai ka deklaruar se nëse nuk zhvillohet infrastruktura e nevojshme, vala e tretë do të jetë në fillim të vitit 2021.

Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017./Gazeta Sinjali/