image OBSH: Rekord i rasteve me koronavirus brenda një dite në gjithë botën

Shëndetësi

OBSH: Rekord i rasteve me koronavirus brenda një dite në gjithë botën

news image

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 230 mijë e 370 raste të reja me koronavirus në botë.

Ky është një rekord që nga fillimi i pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas OBSH-së, shumica e infeksioneve të reja janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.

Rekordi i mëparshëm ditor i rasteve të reja u vendos më 10 korrik, ku u shënuan 228 mijë e 102 raste.

Që nga shpërthimi i pandemisë, më shumë se 565 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën./Gazeta Sinjali/