image OBSH paralajmëron: Nuk ka mbaruar asgjë gjersa të mos ketë virus askund

Botë

OBSH paralajmëron: Nuk ka mbaruar asgjë gjersa të mos ketë virus askund

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në disa shtete ka rritje të rasteve me Covid-19, gjersa kufizimet po hiqen, dhe popullata duhet të vazhdojë të mbrohet kundër koronavirusit, raporton Reuters.

“Jemi duke parë rritje të rasteve në shtete përreth botës. Nuk po flas vetëm për Evropën. Kur po lirohen kufizimet, kur po lehtësohen masat e distancimit social, njerëzit e interpretojnë këtë gjë si ‘është në rregull, ka mbaruar”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

“Nuk ka mbaruar. Nuk ka mbarur gjersa të mos ketë virus askund në botë”, ka thënë ajo, duke shtuar se protestuesit në SHBA gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë tubimeve.

Numri i të infektuar me COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 6.6 milionë, me 6 milionë e 601 mijë e 349 të konfirmuar aktualisht../Gazeta Sinjali/