image OBSH: Deklaratat se koronavirusi rrezikon të moshuarit nuk duhet t'i inkurajojë të rinjtë të injorojnë udhëzimet

Pandemia/ OBSH: Deklaratat se koronavirusi rrezikon të moshuarit nuk duhet t’i inkurajojë të rinjtë të injorojnë udhëzimet

news image

Organizata Botërore të Shëndetit (OBSH) ka deklaruar se shihet një shtim i rasteve të të rinjve që vdesin nga koronavirusi.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke përjetuar sëmundje të rëndë,” tha Maria Van Kerkhove, kreu i njësisë së sëmundjeve në zhvillim të OBSH-së, në një konferencë lajmesh në internet.

“Ne kemi parë disa të dhëna nga një numër vendesh në Evropë, ku njerëz të moshës më të re kanë vdekur,” shtoi Van Kerkhove. “Disa prej këtyre individëve kanë pasur kushte themelore, por disa jo.”

Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, vuri në dukje se në Itali, e cila ka më pak raste të konfirmuara se SH.B.A. por më shumë vdekje të raportuara, 10 deri 15 përqind e të gjithë personave në kujdes intensiv janë nën 50 vjeç. Në Kore, një në gjashtë vdekje ka qenë një person nën moshën 60 vjeç.

Zyrtarët e shëndetit publik thanë më parë se të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese janë më të rrezikuarit për të përjetuar sëmundje të rënda. Ryan tha se këto mesazhe mund të kenë inkurajuar të rinjtë të injorojnë rekomandimet e shëndetit publik.

“Kishte një tendencë për disa muajt e fundit, pothuajse një qëndrim zhgënjyes për të thënë,”. Epo, kjo sëmundje është e rëndë te njerëzit e moshuar dhe është mirë tek të rinjtë”, tha Ryan.