image OBSH kërkon nga të rinjtë të ruhen nga COVID-19: Bëni vetes pyetjen se a duhet vërtet të shkoni në festa

Botë

OBSH kërkon nga të rinjtë të ruhen nga COVID-19: Bëni vetes pyetjen se a duhet vërtet të shkoni në festa

news image

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kanë bërë thirrje të rinjve të kufizojnë festat, për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Të lodhur nga mbyllja në shtëpi dhe me dëshirën për të shijuar ditët e verës, të rinjtë në disa vende po kontribuojnë në rigjallërimin e sëmundjes, me grumbullimet e tyre për festa dhe aktivitete të ndryshme pushimesh.

“Të rinjtë duhet gjithashtu të kuptojnë se ata kanë përgjegjësi. Bëjini vetes pyetjen: a duhet vërtet të shkoj në atë festë”, tha shefi i emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan gjatë një diskutimi në internet.

Përqindja e të infektuarve të moshave 15-24 vjeç është rritur trefish në pesë muajt e fundit, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zoti Ryan tha se të rinjtë shpesh nuk dëshirojnë të japin emrat e shokëve për të gjurmuar personat e prekur.

“Është e vështirë por është e domosdoshme për të frenuar virusin”, tha ai.

Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe një variant i butë i sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata./Gazeta Sinjali/