image OBSH ju këshillon të shmangni kontrollet e rregullta te dentisti, përveç nëse keni dhimbje të forta

Botë

OBSH ju këshillon të shmangni kontrollet e rregullta te dentisti, përveç nëse keni dhimbje të forta

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se puna rutinore e dentistëve duhet të shtyhet derisa të zvogëlohet numri i rasteve të reja me COVID-19.

OBSH këshillon që kujdesi rutinë i shëndetit oral, i cili përfshinë kontrolle të shëndetit oral, pastrim dhëmbësh dhe kujdes parandalues, të shtyhet derisa të ketë një ulje të mjaftueshme të rasteve me COVID-19.

“E njëjta vlen edhe për trajtimet estetike të dhëmbëve. Sidoqoftë, duhet të ofrohen ndërhyrje urgjente për shëndetin oral që janë jetike për ruajtjen e funksionimit oral të një personi dhe menaxhimin e dhimbjeve të forta”, njofton OBSH.

OBSH tha se dentistët dhe pacientët rrezikojnë të infektohen me COVID-19 sepse komunikojnë në afërsi dhe janë në ekspozim të shpeshtë ndaj pshtymës.

“Procedurat e tyre përfshijnë komunikim ballë për ballë dhe ekspozim të shpeshtë ndaj pështymës, gjakut dhe lëngjeve të tjera të trupit dhe trajtimin e instrumenteve të mprehta. Si pasojë, ata janë në rrezik të lartë për të marrë SARS-CoV-2 ose për të transmetuar infeksionin te pacientët”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/