COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Shëndetësi/ OBSh-ja u bënë thirrje shteteve: Gjejini dhe trajtojini të gjitha rastet me koronavirus

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shtetet duhet t’i gjejnë dhe t’i testojnë të gjithë personat e dyshuar si të infektuar me koronavirus.

“Ju nuk mund të luftoni me një virus, nëse nuk e dini se ku ndodhet”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom.

“Gjejini, izolojini, testojini dhe trajtojini të gjitha rastet për ta thyer zinxhirin e transmisionit. Secili rast që e gjejmë dhe e trajtojmë e kufizon zgjerimin e sëmundjes”, shtoi ai.

Në anën tjetër, qeveria britanike ka thënë se nuk do të përpiqet më që t’i zbulojë dhe ndjekë të gjithë personat e dyshuar për koronavirus.

Në vend të kësaj, sipas planit të kryeministrit britanik, testimi do të bëhet vetëm te pacientët që kanë probleme serioze shëndetësore, ndërsa izolimi në shtëpi do të mbetet si masë vullnetare.

Qeveria britanike i ka këshilluar vetëm personat që kanë simptoma që të këshillohen me organet e shëndetësisë.

Deri më tani, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 797 raste të koronavirusit, ndërsa 11 persona kanë vdekur, shkruan “The Guardian”. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: