image Obiliq: Burri rrah gruan dhe djalin, më pas ikën nga shtëpia

Obiliq: Burri rrah gruan dhe djalin, më pas ikën nga shtëpia

news image

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Obiliq. Gruaja ka raportuar në polici se është rrahur nga burri.

I njëjti ka sulmuar fizikisht edhe djalin e tyre.

Nuk raportohet për arrestimin e tij pasi ai ishte dalë nga shtëpia.

“Obiliq 10.02.2020-21:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi, ajo së bashku me djalin e saj, ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy viktimat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së. I dyshuari nuk është hasur nga policia pasi kishte dalë nga shtëpia. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/