image OAK: Të zbatohet me urgjencë pakoja emergjente, përndryshe ne falimentuam

Biznes

OAK: Të zbatohet me urgjencë pakoja emergjente, përndryshe ne falimentuam

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që urgjent të zbatohet e plotë Pakoja Fiskale Emergjente, rishikimi i buxhetit dhe miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Hamdi Malushaj, anëtar i bordit të OAK-ut, theksoi se fatkeqësisht sektori privat është më i godituri nga COVID-19, duke shkaktuar mbylljen e shumë bizneseve dhe vendeve të punës.

“Fatkeqësisht pandemia goditi më së shumti sektorin privat, i cili krijoi të ardhura për buxhetin e shtetit. Andaj, urgjent të miratohet pako për rimëkëmbje ekonomike dhe rishikimi i buxhetit”, tha ai në një konferencë për media.

Diamant Elshani, sekretar i bordit, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që sa më parë të miratohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, pasi bizneset po falimentojnë.

“Na duhet mbështetja e shtetit, veçanërisht për planin e rimëkëmbjes, përndryshe ne falimentuam”, tha Elshani./Gazeta Sinjali/