image "O ministër, pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh", Dumoshi ironizon me Vitinë

Politikë

“O ministër, pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh”, Dumoshi ironizon me Vitinë

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me pritjet e gjata të qytetarëve për tu vaksinuar tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.

Ajo ka thënë se Vitia vendin e ka sjellur në katrahurë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.

“Kryetari Mustafa dikur thoshte ‘ata që e kanë lëshuar kosën, gjerë në fund do t’i prejnë këmbët e veta.’ Ashtu duket sot. Pas rënies nga skelet fiktive të propagandës, kjo qeveri del e pa aftë për të menaxhuar me pandeminë. Fatkeqësisht, pasojat po i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ky reagim vjen pasi që anëtarja e AKR-së, Fjolla Ramadani, sot publikoi një foto të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke pirë kafe në kohën kur ishin shkaktuar grumbullime të shumta në qendrën e vaksinimit “1 tetori”./Gazeta Sinjali/