image Nxjerrin gjarprin nga fyti i gruas (Video)

Kuriozitete

Nxjerrin gjarprin nga fyti i gruas (Video)

news image

Një video shqetësuese dhe rrëqethëse ka qarkulluar në mediat sociale gjatë ditëve të fundit.

Videoja pretendohet se është bërë në Rusi dhe tregon një skenë ku personeli mjekësor nxjerr një gjarpër 122 centimetra nga goja e pacientes, e cila është në gjumë.

Sipas mediave lokale, zvarraniku pretendohet se i është futur brenda teksa ajo ishte duke fjetur në oborrin e shtëpisë në Levashi, fshati ku jeton.

Gruaja papritmas u sëmur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pacientja nuk është identifikuar dhe as nuk është njoftuar se për çfarë lloji të gjarprit bëhet fjalë.

Gjithashtu, origjinaliteti i video-regjistrimit nuk mund të përcaktohet. Disa pretendojnë se është video e montuar. /Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=d7Cahn0umvQ&feature=youtu.be