image Nxirren dy trupat e pajetë të minatorëve nga Miniera e Artanës

Siguri

Nxirren dy trupat e pajetë të minatorëve nga Miniera e Artanës

news image

Dy trupat e pajetë të minatorëve, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, të cilët humbën jetën dje në Minierën e Artanës, janë nxjerr nga ekipet e kërkim-shpëtimit pas rreth 14 orësh, nga koha e aksidentit tragjik.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli i cili tha se trupat janë dërguar për obduksion.

“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimit të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli.

/Gazeta Sinjali/