image Nxënësi në Francë e ther për vdekje asistenten që po ua kontrollonte çantat

Botë

Nxënësi në Francë e ther për vdekje asistenten që po ua kontrollonte çantat

news image

Policia franceze ishte duke marrë në pyetje një nxënës që të martën theri për vdekje një asistente të shkollës, 31-vjeçare, përderisa çantat e nxënësve po kontrolloheshin jashtë portave të një shkolle në Nogent, në verilindje të Francës.

I dyshuari ishte duke u mbajtur në një qendër të xhandarmërisë në Nogent, thanë autoritetet lokale të prefekturës Haute-Marne, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Përderisa po kujdeseshim për fëmijët tanë në Nogent, një asistente arsimore e humbi jetën e saj, viktimë e një vale të pandjenjë të dhunës” – shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron, në rrjetin social X.

“Kombi është në zi dhe qeveria është e mobilizuar për ta pakësuar krimin” – shtoi ai.

Në disa media thuhet se i dyshuari është nxënës 15-vjeçar.

Agjencia “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte menjëherë këtë informatë.

Më herët të martën, në Graz të Austrisë u raportua për një sulm me armë në një shkollë.

Dhjetë njerëz u vranë, përfshirë sulmuesin. Thuhet se shtatë nga të vrarët ishin nxënës të shkollës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/