image Numri i rasteve me koronavirus në Rusi e kalon gjysmë milionin

Botë

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi e kalon gjysmë milionin

news image

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi e ka kaluar gjysmë milionin. Të enjten në Rusi janë raportuar 8779 raste me COVID-19, duke arritur shifrën e 502.436, kanë bërë të ditur autoritetet ruse, raporton agjencia Reuters.

Po ashtu, është njoftuar se 174 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke arritur shifrën totale të vdekurve nga COVID-19 në Rusi në 6532. Rusia është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi./GazetaSinjali/