image Numërimi vazhdon, këto janë rezultatet nga 600 votat e para të diasporës

Numërimi vazhdon, këto janë rezultatet nga 600 votat e para të diasporës

news image

Qendra e Numërimit të Rezultateve ka filluar numërimin e votave të ardhur me postë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 56 mijë e 610 zarfe sa janë gjithsej me fletëvotime, deri më tani janë numëruar 600 vota.

Nga këto 600 fletëvotime sa janë numëruar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 452 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur deri më tani 69 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 42 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 28 vota.

Nisma ka mbledhur vetëm 2 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi nuk tregoi saktë se sa do të marrë numërimi i votave të diasporës, por shtoi se momentalisht janë aktive 25 tavolina numërimi.

“Është e vështirë të themi se sa orë apo ditë do të marrë numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga jashtë vendi. Sigurisht që do të na duhet më shumë se një ditë kohë për të bërë numërimin e këtyre fletëvotimeve, natyrisht është numër i konsiderueshëm i tyre, janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime, gjithsej janë 25 tavolina numërimi aktive këtu në QNR. Shpresoj që sa më shpejt të arrijmë të përfundojmë numërimin e tyre” tha Elezi

Sipas tij, pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës, të ardhura përmes postës dhe disa procedura që janë në QNR, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe pastaj kandidatët dhe subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre në PZAP. /Gazeta Sinjali/