image Numër i madh i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Botë

Numër i madh i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

news image

Britania e Madhe ka shënuar gjithsej 204 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 40 mijë e 465 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus.

Nga kjo shifër, 75 raste fatale u regjistruan në Angli, dhjetë në Uells, gjashtë në Skoci dhe një në Irlandën Veriore, ndërsa 112 raste të tjera janë shënuar në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë dy vendet e vetme që e kanë kaluar shifrën e 40 mijë viktimave të Covid-19.

Megjithatë, shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e madhe pasi qeveria i regjistron vetëm vdekjet e personave që janë ndarë nga jeta pasi të kenë dalë pozitivë për Covid-19.

Në bazë të të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare, në Britaninë e Madhe janë mbi 50,000 viktima të koronavirusit.

Qeveria britanike ka filluar t’i largojë masat kufizuese, të cilat ishin vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. /Gazeta Sinjali/