image Numër i madh i protestuesve morën pjesë kundër shtrenjtimit të rrymës

Siguri

Numër i madh i protestuesve morën pjesë kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar fotografi nga protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike që pritet të ndodh në Kosovë.

Në këto fotografi shihet se numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga kjo parti ka qenë i madh.

“Pjesëmarrje masive në protestë. Të bashkuar këtu rreth një kauze të përbashkët, pavarësisht secilës përkatësi ”, ka shkruar Kuçi në një postim në “Facebook”.

Protesta e PSD-së ka përfunduar e qetë edhe pse në disa çaste pati konfrontime të Policisë me protestuesit.  /GazetaSinjali/